Vritet Doktoresha nga Lipjani

PUBLIKUAR

Një mjeke nga Lipjani A.D. është vrarë gjatë shërbimit në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.

Vrasja është konfirmuar nga policia.

“Mjekja kujdestare, në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, diku rreth orës 21:00, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Vdekja e saj është konstatuar dhe konfirmuar prej mjekëve në Qendrën Spitalore në Veri. I dyshimti është arrestuar jo larg vendit të ngjarjes dhe arma me të cilën besohet se është përdorë, është sekuestruar”, ka theksuar zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka filluar hetimet. I dyshuari për vrasje thuhet së është serb nga Zubin Potoku.

 

=

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...