Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, tre persona bëhen për QKUK

PUBLIKUAR

Tre persona janë rrahur mes vete dje në Fushë Kosovë, si pasojë e rrahjes të tre kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Deri te rrahja ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Njëri nga ta është dërguar në mabjtje, ndërsa dy të tjerët po qëndrojnë në QKUK dhe po ruhen nga policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË  / Fushë Kosovë, 16.10.2021 . Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas trajtimit mjekësor është intervistuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë duke qëndruar në QKUK dhe gjenden në përkujdesje – sigurim të policisë. Rasti është duke u hetuar.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...