Vrasje në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therrur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...