Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, Gjykata ia cakton masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit

PUBLIKUAR

Gjyqtari Themelore në Prishtinë e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.K për vrasjen në Zllakuqan dy ditë më parë, dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

I dyshuari është i ngarkuar me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

 

 

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i  pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset,  kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...