Vrasja në tentativë në Ferizaj, dy persona dorëzohen në polici pas 8 muajsh në arrati

PUBLIKUAR

Dy persona janë dorëzuar sot në Policinë e Kosovës, në lidhje me rastin e “Vrasjes së mbetur në tentativë,” që ka ndodhur më 26 gusht 2024, në fshatin Greme të Ferizajt.

Ngjarja kishte lënë të plagosur një person, B.B. (38 vjeç), ndërsa pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.

“Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...