Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

PUBLIKUAR

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi, transmeton IndeksOnline.

Ajo që bie në sy është uniforma që ai ka veshur, e njëjta me të cilën gjatë luftës kishte qëndruar në fronte si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi i është bashkuar protestës duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, si dhe mbrojtjen e imazhit dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Prania e tij me uniformën e luftës ka tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve në protestë./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

“E kem obligim daljen, lufta jonë ishte e drejt dhe çlirimtare”, flet Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ardhur nga Suhareka për t’iu bashkuar...

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...