Vrasja në Pakashticë, viktima dhe i dyshuari për vrasje ishin baxhanakë mes vete

PUBLIKUAR

Një vrasje ka ndodhur dje në fshatin Pakashticë të Komunës së Podujevës. I vrarë ka mbetur një 30-vjeçar me inicialet M.K, derisa si i dyshuar për vrasje është arrestuar një 34-vjeçar me inicialet F.B, raporton Express.

Sipas raportimeve të mediave, viktima dhe i dyshuari për vrasje ishin baxhanakë mes vete dhe se vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, derisa burrat po bënin gjueti në male.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës.  Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç/ Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë për Gazetën Express se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit.

“Ju njoftojme se prokurorja kujdestare ka dale ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e nje personi. Aktualisht jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per t’i sqaruar rrethanat e rastit. Per zhvillimet e tjera do t’ju njoftojme me kohe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...