Vrasja në Klinë, Policia shpall në kërkim Tush Frrokun

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, i është vënë në kërkim Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelas në një lokal në Klinë.

Policia thotë se bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

TUSH (Nue) FRROKU  i lindur me 25.06.1975  në fshati Kosh-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: Vrasje

Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur me pas një veturë duke u larguar në drekjtim të Gurrakocit.

Policia është vënë në ndjekje dhe në fshatin Kosh të Istogut ka gjetur veturën e braktisur./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen...

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...