Vrasja e Pistës – drejt zbardhjes

PUBLIKUAR

pista2

Misterit të vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista, po i vjen fundi.

Organet e hetuesisë janë afër gjurmëve të personit i cili në mesnatën mes 14 dhe 15 Qershorit, qëlloi katër herë mbrapa shpine Elvis Pisten, duke e lënë pa shenja jete.

Lajmin për Tv Rrokum e ka bërë të ditur kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, e cila tha se presin që shumë shpejt të kenë rezultate dhe të vijnë deri te identifikimi i vrasësit.

Ajo nuk ka dhanë detaje rreth dyshimeve të mundshme për motivet që kanë quar deri te vrasja e Pistës, sepse mund të dëmtohen hetimet. /Rrokum/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...