Vrasja e nxënësit në Gllogjan, reagojnë nga shkolla

PUBLIKUAR

Ledion Hamza ishte në mesin e viktimave nga sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan, shkruan Gazeta Express.

Për vdekjen e tij, kanë shkruar edhe nga shkolla, ku Ledioni ndiqte mësimet.

Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, në Gjakovë, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, kanë thënë se është lajm i trishtë vdekja e nxënësit të tyre.

“Lajmi i trishtë për humbjen e jetës së nxënësit shembullor  të shkollës tonë Ledion Hamza. Ngushëllime më të sinqerta familjës së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veqanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza 🙏😭. Pusho i qetë Ledion 🙏”, thuhet në reagimin e shkollës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...