Vrasja e dy zyrtarëve të partisë, PDK-ja pezullon të gjitha aktivitetet për sot

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës pas vrasjes së dy zyrtarëve të këtij subjekti ka bërë të ditur se do t’i pezullojnë për sot të gjitha aktivitetet politike, raporton Gazeta Express.

Nga PDK-ja, thonë se ky rast i ka tronditur rëndë të gjithë e se në shenjë nderimi për ta kanë marrë vendim për pezullimin e aktiviteteve.

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thonë nga PDK-ja.

Dy persona që kanë mbetur të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunën e Pejës janë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Gazetës Express zbulojnë prapaskenat e rastit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...