Vrasja e babait të tre fëmijëve – hetimet zbulojnë shkakun

PUBLIKUAR

Babai i tre fëmijëve, Pajtim Shehu, i cili u vra gjatë një grabitjeje në Shkallë të Konispolit, u ekzekutua pasi njohu grabitësin. Miku i tij, Arqile Poçi, i telefonoi 44-vjeçarit pasi dëgjoi zhurma të dyshimta në lokalin e tij.

Shehu, i cili banon vetëm 500 metra larg lokalit të shokut të tij ka zënë hajdutin në derën e lokalit duke u larguar me shumën e parave të grabitura. Grabitësi, i cili kishte marrë 10 mijë lekë nga lokali i Poçit, e qëlloi me një plumb në kokë babanë e tre fëmijëve.

Nga hetimet e para dyshohet se, Shehu ka arritur të identifikoi hajdutin dhe kjo ka bërë që ai ta qëlloi për vdekje. Grabitësi dyshohet se jetë një banor i zonës, pasi në momentin e përballjes Shehu e ka thirrur në emër hajdutin që u bë dhe vrasësi i tij.

Ndonëse deri tani nuk ka ende një të dyshuar kryesor për ngjarjen, policia shqiptare ka bërë shoqërimin e mbi 40 personave.

Nga ana tjetër ka dyshime se autori i vrasës së të shtunës në mëngjes mund edhe të jetë larguar drejt Greqisë, duke qenë se fshati ndodhet pranë pikës kufitare. /Panorama/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...