Vrasja e Almir Dacit në Siri, dalin në dritë edhe rrethanat e tërthorta të ngjarjes

PUBLIKUAR

Ish-imami i Leshnicës, që kërcënoi shqiptarët me video, është përdorur si “mish për top” nga shefat e ISIS, derisa gjeti vdekjen në frontet më të vështira të luftës.

Kur kanë kaluar pak ditë nga mësimi i lajmit për vdekjen e Almir Dacit, tanimë po dalin në dritë edhe rrethanat e tërthorta të ngjarjes, teksa familjarët më kot presin ardhjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.

Nga fillimi i prillit e deri më tani, agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, kanë mundur të vjelin informacione të rëndësishme për rrethanat e vrasjes, ku më kryesorja është ajo e përdorimit të pogradecarit për misione tepër të vështira.

Që në krye të herës, duket se Daci ishte tepër i sigurt që ishte ngritur në përgjegjësi dhe kishte fituar besimin në radhët e shefave të ISIS, porse gjithsesi nuk duhet të harronte se mbetej gjithnjë nën urdhrat e tyre, sepse komandimi dhe menaxhimi i Kalifatit është e drejtë ekskluzive e vendasve, pra sirianëve dhe irakianëve, shkruan gazeta Shqip.

Daci bënte pjesë tek të huajt, pra ishte mes armatës së xhihadistëve që kishin shkuar për të luftuar në tokat e Shamit (Siri dhe Irak).

Kësisoj, besohet se Daci është dërguar me mision luftimi në frontet më të ashpra të luftimeve, ku ka gjetur vdekjen.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...