Vozitësi i autobusëve në Suedi: Çdo shofer para se të nisë punën duhet të bëjë kontrollin e autobusëve

PUBLIKUAR

Për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, ka folur Musë Rexha, vozitës autobusësh në Suedi.

Ai ka thënë se çdo shofer duhet të bëjë një kontroll teknik para se të nisë udhëtimin.

“Çdo shofer para se të nisë punën duhet të bëjë kontrollin e autobusëve, së pari gomat me një çekan të madh duhen të kontrollohen, pastaj timoni e freni i dorës, fshisat e kështu me radhë. Ne kemi të drejtë të ngasim katër orë e gjysmë e pastaj shoferi tjetër, po0r ka përjashtime kur ke të drejtë të vozitësh 11 orë në javë por atëherë zgjatet edhe pushimi:, ka thënë Rexha.

Ai tha se dyshon se shoferi i tragjedisë se Bullgarisë ka pësuar sulm në zemër, pasi tha se një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe me një koleg të tij.

“Dyshoj që shoferi ka pësu sulm kardiak, para se t’i godetë mbrojtëset e rrugës. Bazohem në këtë teori pasi e kemi pasë një rast të ngjashëm me një nga kolegët e mi, ku ka pasur një sulm kardiak, kështu që e tërë pesha bie mbi pedalen e gazit:, ka shpjeguar ai për Klanin.

Një ndër shkkatarët sipas tij është edhe mosrespektimi i rregullave nga ana e shoferëve.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...