I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, raporton Gazeta Express.
Me këtë rast, Krasniqi ka ftuar qytetarët që masivisht të dalin të votojnë sot.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të japin verdiktin e tyre.
“Në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, bashkë me Melizën votuam në Prishtinë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” sepse besojmë që është obligim it ë gjithëve dhe pavarësisht kush e ka vazhdu garën, unë mendoj që qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë të udhëheqin në katër vitet e ardhshme. Meqenëse e kam thënë gjatë gjithë fushatës besoj fuqishëm se zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët”, ka shtuar ai.


