Voton edhe Atifete Jahjaga: Investoni në demokracinë dhe të ardhmen

PUBLIKUAR

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, i është drejtuar kutive të votimit në Prishtinë.

Me këtë rast ajo bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në mënyrë që të investojnë në demokraci.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar”.

Shkrimi i saj i plotë:

Unë votova për Prishtinën që e dua, voto edhe ti!

Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës.

Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar.

Gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse të shkurtër për shkak të pandemisë Covid-19, keni pasur mundësinë të dëgjoni për planet dhe programet e atyre që garojnë në këto zgjedhje lokale.

JU vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme!

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...