Lirim Sadiku është kandidat për asamble komunale nga radhët e LDK-së në Lipjan, Sadiku thotë se zgjedhjet e 22 tetorit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e komunës së Lipjanit.
Sipas tij, në përgjithësi për këto katër vite është investuar më shumë se gjithë periudha e pas luftës dhe për këtë duhet të jemi shumë mirënjohës Kryetarit Kampion Z. Imri Ahmeti dhe ekipit të tij.
Nga Lirim Sadiku:
Të dashur qytetar të Lipjanit
Zgjedhjet e 22 Tetorit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e komunës së Lipjanit. Është po ashtu shumë e rëndësishme që të vazhdohet me këtë qeverisje, sepse i ka munguar Lipjanit një qeverisje e tillë, e pa korruptuar dhe e përkushtuar në punë. Gjatë këtij mandati katër vjeçar janë arritur rezultate shumë të mëdha në të gjitha fushat. Në përgjithësi është rritur mirëqenia e qytetarit. Tani qyteti i Lipjanit ka një pamje të re, ku është investuar në shesh, në parqe publike, trotuar, ndriçim, parkingje, në qendrat sportive dhe kulturore në bibliotekë për nxënës dhe student etj. Pos qytetit është investuar në të gjitha fshatrat e komunës sonë ku janë asfaltuar të gjitha rrugët kryesore, janë ndërtuar trotuaret për këmbësor, ndriçim publik, qendra sportive, zgjerime dhe rregullime të lumenjve etj.
Në përgjithësi për këto katër vite është investuar më shumë se gjithë periudha e pas luftës dhe për këtë duhet të jemi shumë mirënjohës Kryetarit Kampion Z. Imri Ahmeti dhe ekipit të tij.
Në këto zgjedhje do të jem pjesë e listës fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Lipjan. Është nderë, privilegj dhe përgjegjësi të jesh pjesë e një liste të tillë, për të dhënë kontributin tim në zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe të sektorit të bujqësisë në veçanti. Lipjani është vend kryesisht agrar ku bujqësia është një sektorë shumë i rëndësishëm ngase shumica e fermerëve të komunës sonë siguron bazën e të ardhurave nëpërmjet këtij sektori. Në këtë kontekst, zhvillimi i bujqësisë është i një rëndësie të veçant për zhvillimin ekonomik, ashtu edhe për mirëqenien e popullatës. Unë do të mundohem të jap kontributin tim, me qëllim të përmirësimit të gjendjes egzistuese.
Ju ftojë që të ecim së bashku në përmirësimin e të ardhmes sonë të përbashkët.
Me punë për Lipjanin
Voto LDK 47
Voto Lirim Sadiku 26
Me respekt
MSC Lirim Sadiku


