Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

PUBLIKUAR

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, por ajo ende nuk ka filluar, transmeton IndeksOnline.

Jo të gjithë deputetët kanë arritur në sallë. Të pranishëm shihen deputetë të Aleancës ndërsa mungojnë ende deputetë të mazhorancës dhe të partive të tjera opozitare.

Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si edhe miratimin e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të kuvendit nga radhët e PDK-së./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...

Kuvendi miraton Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të...

Kurti para seancës: Në bazë të dakordimeve, i marrim vendimet

Teksa pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është...