Vonesat për transformimin e FSK-së, të pakuptimta

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i pakënaqur me procesin e transformimit të kësaj force në Forca të Armatosura.

Ai i ka quajtur të pakuptimta vonesat që po ndodhin në këtë proces, pasi për forcën e re thotë se janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plano afatgjatë dhe struktura.

Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që këtë çështje ta bëjë prioritet, meqë shteti ka nevojë për ushtri, shkruan ‘Epoka e re’.

Megjithatë, ai ka thënë se është optimist që këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur.

Në të kundërtën, sipas tij, nëse brenda këtij viti nuk ndodh transformimi i FSK-së, Qeveria nuk do të ketë asnjë justifikim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...