Vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ambasadori Rohde: Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm

PUBLIKUAR

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht edhe të Qeverisë.

Rohde pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Bluesky shkruan se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.

“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, shkruan Rohde. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...