Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.

“Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së për Tanjug kur u pyet se si e komenton situatën në veri, transmeton Klankosova.tv.

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova ka rënë dakord që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri për 25 për qind.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...