Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se drafti franko-gjerman i propozuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shikohet dhe është i nevojshëm.
Ajo, me anë të një konferencë për media, ka thënë se kjo po ashtu është një rast që Kosova të ec para në rrugën e saj të integrimit evropian.
“Për dialogun, do ta komentoja nismën e re, po shihet se është fryme e re, në gjithë procesin po e shohim se në të dy anët si në Beograd si këtu në Prishtinë, njerëzit e kanë kuptuar se është koha, është momenti që të arrijmë nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte pranueshme për të dyja palët”.
“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi, mendoj se është një mundësi e madhe, do t’i kërkoja secilit që është në pushtet që t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime ky është një rast i mrekullueshëm të ecet të përpara drejt integrimit evropian, mendoj se është absolutisht i nevojshëm, Kosova si vendi më proevropian duhet ta përkrah këtë”, ka thënë Von Cramon, njofton Klankosova.tv.


