Vojvoda: Jam i lindur në Gjermani se në Kosovë kishte luftë

PUBLIKUAR

Mërgim Vojvoda së fundmi ka dhënë një intervistë për “DAZN Talk”, ku mes tjerash ka folur edhe për të kaluarën e tij dhe për shtetin e Kosovës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë gjatë kësaj interviste ka treguar se ka lindur në Gjermani, shkaku i luftës që ishte atëherë në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

“Jam lindur në Gjermani sepse në vendin tim, në Kosovë, kishte luftë. Më pas jemi kthyer në vendin tonë sepse nuk kishim dokumente. Babai im ishte luftëtar dhe kur u krye lufta shkuam në Belgjikë. Unë e kam një histori me shumë sakrifica. Jam i lumtur me historinë time sepse familja ime ka sakrifikuar shumë”, u shpreh futbollisti nga Skenderaj,

Kurse, kur u pyet se çka do të thotë për të që të luash për Kombëtaren, Vojvoda u përgjigj: “Do të thotë shumë, është sikur je duke e mbrojtur vendin tënd. Futbolli mund të bëjë shumë gjëra. Për mua është motiv i një krenarie të madhe për ta veshur fanellën e Kosovës”.

Gjatë kësaj interviste, 27-vjeçari tha se në Itali është ambientuar mirë dhe se nuk ka menduar dy herë kur ka marrë ofertën nga Torino.

Mërgim Vojvoda është pjesë e skuadrës italiane nga viti 2020, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...