Vojislav Sheshel: Nikoliq dhe Vuçiq ishin bashkëpunëtorët e mi

PUBLIKUAR

Vojislav Sheshel, i cili është në pritje të aktgjykimit të Tribunalit të Hagës që pritet të kumtohet me 31 mars, ka thënë se në gjithçka që ai ka bërë, bashkëpunëtorë i ka pasur Aleksander Vuçiq-in dhe Tomislav Nikoliq-in.

Këtë shefi i Partisë Radikale Serbe e ka thënë në një intervistë për Newsweek në gjuhën serbe.

Sheshel që ka filluar garën aktivisht për zgjedhjet e ardhshme ka refuzuar të flas për aktakuzën e tij, mirëpo në këtë intervistë ai ka treguar për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kryeministrin aktual të Serbisë dhe presidentin e këtij shteti.

“Maja Gojkoviq, Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në të gjitha që unë kam qenë i përfshirë. Ata ishin bashkëpunëtorët e mi”, ka thënë Sheshel, njofton Klan kosova.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...

Kurti: Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet urgjentisht, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se çështja...

“Ju mos hupni kohë me mu”, Kurti gazetarëve: Tash shkoni te Bedri Hamza

Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e sotme për gazetarë, duke ia lënë një...