Vogëlushja siriane këndon e lumtur, por këngën ia ndërpret një shpërthim bombe! (Video,+16)

PUBLIKUAR

Ky filmim shqetësues tregon një vajzë siriane duke kënduar e lumtur para kamerës, para se një shpërthim i fuqishëm të ndodhte jashtë shtëpisë së saj.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, derisa shtëpia tronditet nga shpërthimi, ajo kapet dhe zhvendoset në një dhomë tjetër.

Shpërthimi duket të dëgjohet në fund të videos, por ende nuk dihet nëse dikush ishte lënduar.

Videoja 40 sekondëshe është dëshmia e fundit e vuajtjeve të fëmijëve gjatë luftës në Siri.

Të mërkurën e kaluar, aktivistët publikuan disa pamje në të cilat shihet pesëvjeçari Omran Daqneesh, i cili u shpëtua nga një ndërtesë pjesërisht e shkatërruar pas një sulmi ajror. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...