Vogëlushi i Liverpoolit që u tall me Messin në Anfield

PUBLIKUAR

Pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes në Anfield mes Liverpoolit dhe Barcelonës, një tifoz i klubit anglez vendosi të hyjë në fushë dhe të tallet me Lionel Messin.

Lionel Messi shpeshherë përballet me tifozë që e adhurojnë atë dhe ia brohorasin emrin sapo të përfundojë ndeshja. Argjentinasi nuk merr duartrokitje vetëm në Camp Nou, mirëpo edhe nga kundërshtarët e tij, si rasti i Real Betisit këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Por, e marta ishte më ndryshe për yllin e Barcelona. Liverpooli e mposhti Barcelonën me rezultat 4:0 në Anfield dhe e siguroi vendin në finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Messi u duk shumë i zhgënjyer kur gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes në Anfield dhe një vogëlush i sigurua që t’ia bënte natën edhe më të keqe argjentinasit, duke ia ngritur atij dy gishta. Kjo shenjë në Angli përdoret për të shprehur antipati apo zemërim ndaj dikujt.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...