Vogëlushi 5 vjeç me kancer fiton zemrat e tifozëve (Foto/Video)

PUBLIKUAR

5-vjeçari është duke luftuar kundër një forme të rrallë të kancerit të quajtur neuroblastoma dhe ka prekur publikun me lidhjen speciale që ai ka me sulmuesin e Sunderland.

Bradley Lowery, i cili ka fituar zemrat e tifozëve të futbollit në Angli, është bashkuar me lojtarin e tij të preferuar Jermain Defoe ndërsa hynin në Wembley mbrëmjen e kaluar në ndeshjen kundër Lituanisë.

Pamjet e tij disa ditë më parë teksa e kishte zënë gjumi në krahët e Defoe në spital kanë bërë xhiron e botës, shkruan NOA.

“Kur Bradley ka marrë vesh se Defoe do të udhëhiqte “Tre Luanët” në stadiumin e Wembley dhe se ai do të ecte përkrahë tij ka qenë momenti më ekzaltues për të”, ka treguar mamaja e tij.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...