Vlora Limani Hajnuni: Në përgjithësi 2016-ta ka qenë vit i suksesshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani Hajnuni në një prononcim për LipjaniNews ka thënë se në përmbyllje të vitit 2016, me 27.12.2016 ne kishim mbledhjen e fundit të këtij viti me një rendë dite të rëndësishëm jo vetëm në aspektin e menaxhimit te mirë financiar, rritje të transparencës etj, por edhe në respektimin e figurave të ndritura të kombit. Gjatë kësaj seance Kuvendi ka miratuar propozimin e Kryetarit të Komunës për emërtimin e parkut të qytetit me emrin e Heroit të Kosovës “Ismet Asllani” vendim ky i cili mendoj që është krenari dhe nder për Lipjanin dhe lipjanasit.

Ajo ka thënë se Kuvendi me propozimin e Kryetarit ka saktësuar edhe më tutje mënyrën dhe kriteret e ndarjes së subvencioneve përmes miratimit të një rregullore e cila do të aplikohet për vitin e ardhshëm. Në përmbyllje të këtij viti më duhet ta theksoj që sikur për çdo vit tjetër nga fillimi i mandatit tim si kryesuese e Kuvendit, ne kemi hartuar dhe miratuar në Kuvend një planë të punës në bazë të cilit pastaj ne kemi punuar gjatë gjithë vitit. Në total Kuvendi i Komunës duke i përfshi edhe vendimet e seancës së fundit të mbajtur me 27.12.2016, ka mbajtur 12 mbledhje dhe ka miratuar 48 vendime dhe 7 rregullore që do të thotë se ne kemi realizuar dhe tejkaluar planifikimin gjegjësisht planin e punës së Kuvendit. Natyrisht që e gjithë kjo punë nuk do mund të realizohet vetëm nga Kuvendi, pa një përkushtim serioz të ekzekutivit gjegjësisht të kryetarit të Komunës, thotë Hajnuni.

“Ju e keni përcjell po thuajse çdo seancë të Kuvendit dhe keni mund të vëreni që në çdo mbledhje të Kuvendit, sidomos në periudhën e “pyetje përgjigje” në fillim të mbledhjes, ka qenë prezent Kryetari i Komunës me qëllimin më të mirë që të jap përgjigje në çdo pyetje te kuvendarëve. Për mendimin tim, kjo është forma më e mirë e llogaridhënës jo vetëm ndaj kuvendit por edhe ndaj qytetarëve jo vetëm për sukseset por edhe për ngecjet eventuale të Institucioneve të Komunës”, tha më tej.

Sipas Hajnunit tani më kjo është bërë një formë standarde e ballafaqimit të ekzekutivit karshi legjislativit për të cilën është dashtë punë dhe përkushtim nga ekzekutivi gjegjësisht kryetari i Komunës.

“Jam e vetëdijshme që tani do të mund të ketë reagime të ndryshe duke konstatuar që llogaridhënia e Kryetarit karshi legjislativit është obligim ligjor, megjithatë ky ligj dhe këto obligime ligjore ekzistojnë që nga 2008-ta por që kanë gjet zbatim dhe po respektohen vetëm nga 2014-ta. Prandaj në përgjithësi mendoj që 2016-ta ka qenë vit i suksesshëm edhe për Institucionin e Kuvendit, natyrisht brenda institucionit te Komunës”, pohon ajo, transmeton LipjaniNews

Për fund ajo tha se me që jemi në prag të ndërrimit të moteve, duke ju uruar gëzuar festat e fund vitit me kërkesën që edhe në 2017-në.

“Lipjanasit duhet të vazhdojnë të jenë aktiv në jetën shoqëror dhe politike në mënyrë që të jenë pjesëmarrës dhe hisedar në hartimin e politikave lokale sepse në këtë formë do e kenë mundësin e ushtrimit të drejtës së kërkimit të llogarisë nga secili individ brenda institucionit të komunës për menaxhimin dhe mënyrën e shpenzimit të parasë publike”, përfundoi Hajnuni për LipjaniNews

 

SHIKO MË SHUMË

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...