Vlora Dumoshi: Ernest Luma, ky ndotës i gazetarisë

PUBLIKUAR

Shefja e Kabinetit të Isa Mustafës, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj redaktorit të portalit të RTK-së, Ernest Luma, që kryeministrin e ka quajtur vorr.

“Duke shprehur respektin e plotë dhe duke mos dashur në asnjë formë që të ndikoj në punën, politikat redaktuese si dhe aspektet menaxheriale të RTK-së, shpreh keqardhjen e thellë për gjuhën ekstreme rrugaqërore që një redaktor i televizionit publik, me emrin Ernest Luma, ka përdorur ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Duke pas parasysh edhe rastet e tjera të ngjashme në RTK, besoj se RTK-së do t’i bënte nder që së paku të distancohet nga gjuha e këtij personi. Shpërdorimi që ky ‘redaktor’ i bën RTK-së është përdhosje e gazetarisë dhe e emrit, besueshmërisë dhe imazhit të televizionit publik.

Ftoj edhe AGK-në që të distancohet nga gjuha e skajshme e këtij ndotësi të gazetarisë, duke kontribuuar në këtë formë për gazetarinë kosovare dhe komunitetin e nderuar të gazetarëve të Kosovës”, ka shkruar Dumoshi në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...