Vllahiu: Presidentja nuk ka sjellë “zarf” nga SHBA-të (Video)

PUBLIKUAR

timthumb

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit të presidentes me liderët e partive politike ka përsëritur edhe një herë se presidentja, zgjidhjen e ngërçit politik e sheh tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja ka vazhduar takimet me liderët pas takimit të parë që ka pasur para disa ditësh. Këto takime janë zhvilluar në suazën e takimeve drejt lehtësimit të gjetjes së zgjidhjes së ngërçit politik. Nuk mund të flasim për afate kohore por ka pasur kërkesa që zgjidhja të bëhet sa më herët në mënyrë që me themelimin e institucioneve të fillohet edhe me kryerjen e obligimeve që i kanë ato, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtarë”, ka thënë Vllahiu.

Ai ka insistuar se presidentja nuk ka ndonjë propozim konkret duke shtuar edhe një herë se ajo zgjidhjen e sheh në kuadër të Kushtetutës dhe brenda vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“I gjithë spektri politik është i vetëdijshëm që duhet të ketë zgjidhje. Ata edhe në faza më kritike kanë ditur të bashkëpunojnë dhe besojmë besojmë që po ata mund të gjejnë zgjidhje në mënyrë që të ecim tutje drejt formimit të institucioneve. Ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe roli i presidentes është gjithmonë kushtetues. Zgjidhja është në mesin e liderëve prandaj zgjidhja duhet të gjendet në këtë mes”, ka thënë Vllahiu./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...