Vjosa Osmani thumbon ish profesorin e saj Arsim Bajrami, thotë se nuk ka mësuar shumë nga ai

PUBLIKUAR

timthumb

Ajo që mbrojti Bllokun në Kushtetuese tha se Gjykata është kapur nga pushteti. Vjosa Osmani tha se e drejta është në anën e Bllokut derisa thumboi ish profesorin e saj, Arsim Bajramin e PDK’së, kur deklaroi se nuk ka mësuar shumë nga ai.
Ajo sa se në Kushtetuese nuk ishte e vetme përballë PDK’së.

“Ndër të tjera kemi pasur edhe avokatë ndërkombëtarë të cilët kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e rastit”, tha Osmani për Klan Kosova.

Tha se PDK po kontrollon çdo institucion të pavarur.

“Nuk bëhet fjalë për argumentet, bëhet fjalë për atë se kemi pasë kundërshtar PDK’ja dhe në Kosovën e sotme askund askush nuk mund të fitoj raste kundër PDK’së, sepse ata po e kontrollojnë nëpërmjet kapjes së shtetit çdo institucion të pavarur”, tha ajo.

Osmani ka komente edhe për ish profesorin e saj, i cili vazhdimisht po e quan studente të mirë të juridikut, por që për pjekuri politike, ende ka kohë.

“Më shumë vite të studimeve kam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mësimet e demokracisë, në fakt i kam marrë atje, kurse besoj se edhe profesor Bajrami, dhe të gjithë të tjerët që janë në skenën politike po flas për ata që janë të shkolluar dhe ata dikur kanë qenë studentë të dikujt”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...