Vjosa Osmani nga Lipjani: Ska amnisti për ata që u bënë milionerë në kurriz të popullit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se asnjë cent i taksapaguesve nuk do të keqpërdoret në qeverisjen e saj, kurse, nuk do të amnistohen ata që janë pasuruar në kurriz të popullit.

Osmani në tubim me qytetarët në Lipjan, ka thënë se në qeverinë e re do të menaxhohet me përgjegjësi paraja publike dhe nuk do të lejohet të keqpërdoret asnjë cent i buxhetit të shtetit.

Ajo ka akuzuar partitë tjera se po ndjellin frikë, po shpërndajnë propagandë e mashtrime, kurse LDK po shpërndanë shpresën dhe besimin.

“Për dallim nga të tjerët, ju e dini se ne nuk e keqpërdorim asnjë cent tuajin, asnjë cent të taksapaguesve më nuk do të keqpërdorohet, ne nuk do t’i japim amnisti atyre që themelet e tyre, të partive të tyre i ndërtuan mbi krim e në korrupsion, atyre që nuk mund ta dëshmojnë se si u bën milioner brenda natës, sepse pasuria që nuk dihet si është krijuar, është pasuri e vjedhur nga populli, është pasuri e vjedhur nga ju. Oponentët tanë politik po dëshmojnë panikun prej humbjes së thellë, kanë dal e po shpërndajnë premtime mashtruese, po shpifin sa po munden për ne po shpërndajnë po kush nuk po iu beson, asnjë lipjanas nuk po iu beson. Ata po shpifin sepse e dinë siç e dimë edhe ne që ne kemi me fitu dhe bindshëm, e kur të fitojmë, PDK-në do ta qojmë në opozitë të gjatë”, tha ajo.

Gjatë tubimit në qendër të Lipjanit, Osmani tha se askush më mirë se qytetarët e Lipjanit, nuk e di dallimin mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë.

SHIKO MË SHUMË

Zgjedhjet/ Numërohen 97 përqind të votave, procesi po shkon drejt përfundimit…

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani, sipas faqes...

Voton Vjosa Osmani

Ka votuar u.d e presidentit, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express. Osmani është parë së bashku...

Voton Avdullah Hoti

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti ka votuar sot, raporton Gazeta Express. Hoti së...