Vjosa Osmani nga Dega e Ibrahim Rugovës bën thirrje për mobilizim si në vitet e 90’ta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit sot në Degën e 3’të të kësaj partie, që njihet me emrin Dega e Ibrahim Rugovës, ka thënë se qytetarët duhet të mobilizohen për ta votuar LDK’në si në vitet e 90’ta, sepse sipas saj, vendi është në rrezik.

“Ju lus për mobilizim si në vitet e 90-ta sepse shteti ynë është në rrezik. Mos ua falni asnjë sekond atyre që deri sot e shkatërruan të ardhmen e fëmijëve tanë” tha Osmani.

Aty ajo ka thënë se pjesë e programit të tyre politik është luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Ne e kemi një parakusht, luftimi i kriminelëve. Kriminelet dhe korrupsioni nuk mund të luftohen nga të korruptuarit.  Krimi dhe korrupsioni mund të luftohen nga njerëz me duar të pastra. Le ta dëgjojë secili nga kundërshtarët tanë: nuk ka qenie njerëzore që mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani është kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...