Vjosa Osmani e bindur: Kosova sërish ka vendosur që ta lidhë fatin e vet me LDK-në

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...
Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, fjalimin e saj në tubimin përmbyllës në Gjilan e ka nisur duke e falënderuar Isa Mustafën dhe gjithë strukturat e partisë për besimin.Ajo ka falënderuar edhe qytetarët për kulturën që e kanë treguar gjatë kësaj fushate

“Ndjehem e nderuar të jem para jush për t’ju falënderuar për kulturën e lartë demokratike që keni demonstruar gjatë tërë kësaj fushate. Me sjelljen tuaj ju e keni dëshmuar edhe njëherë se ne së bashku mund ta bëjmë atdheun tonë jo vetëm vend të lirë dhe demokratik, por vend të integruar plotësisht në familjen e madhe të vlerave qytetëruese perëndimore”.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen qytetarëve të Republikës që e kanë mirëpritur nominimin tim nga ana e LDK-së dhe me entuziazëm dhe përkushtim kanë demonstruar vullnetin e pathyeshëm që unë të jem jo vetëm kandidatja e tyre, por nga 6 tetori e tutje edhe kryeministrja e tyre”.

Por, nuk ka lënë pa falënderuar edhe ekipin që ka punuar me të, kandidatët e LDK-së për deputetë dhe të gjithë qytetarët anë e kënd Kosovës për mikpritjen që i kanë bërë.

Osmani, e bindur në fitore, ka thënë se “Kosova e pohoi fuqishëm që ka vendosë ta lidhë sërish fatin e vet me LDK-në”.

“Kosova sërish ka vendosur që ta lidhë fatin e vet me LDK-në dhe këto ditë kanë qenë një dëshmi e papërshkrueshme e lidhjes shpirtërore që qytetarët e kanë me LDK-në”.

“Të gjithë ne e kemi parë rilindjen e jashtëzakonshme të frymës rugoviane anë e kënd Kosovës. E kemi parë rilindjen e asaj fryme të pavdekshme që sublimon vlerat më të larta kombëtare dhe qytetarë të vendit tonë”.

Ajo ka thënë se shumë njerëz në Kosovë janë të lodhur dhe kanë kërkuar nga LDK-ja  mbështetje dhe ‘çlirim’ – ashtu siç e quajti ajo.

“E di se shumë prej jush janë të lodhur nga mungesa e lirisë, mundësive të barabarta dhe e përkrahjes. E di se shumë kërkoni që në vendin tonë të kthehet shpresa për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë”.

“Njëjtë si ju, edhe unë shpresoj që ne tash e tuje do të kemi institucione të udhëhequra nga njerëz që nuk u dorëzuan kurrë para asnjë sfide. Një njeri që s’dorëzohet kurrë së kërkuari mundësi për t’i shërbyer vendit, të krijimit të më shumë ngjyrave në vendin tonë dhe njeri që beson dhe kërkon të mbjellë shpresën”.

“Këtë kohë kam udhëtuar shumë dhe kam prekur secilin cep të Kosovës. Kam takuar nëna që m’i kanë ofruar t’i mbajë fëmijët e tyre duke më kërkuar që t’u dalë Zot dhe t’i sigurojë që të rriten në një vend ku mbisundon harmonia dhe besimi”.

“Kam parë të rinj që kanë hezitime për të vazhduar jetën në Kosovë. Kam parë bujq të dëshpëruar që sigurojnë ndershëm kafshatën e bukës duke e punuar tokën, ndërkohë që dikush tjetër është pasuruar në emër të tyre”.

“Kam takuar punëtorë të cilët punojnë 12 orë pa asnjë ditë pushimi dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre me pasigurinë e të nesërmes. Kam parë ndërmarrës që kafshatën e mundit të tyre bëheshin gati ta ndanin me padronët që u kërkonin përqindje prej bizneseve të tyre”.

“Kam parë njerëz të dëshpëruar dhe të gjithë bënin me gisht nga ata që ju kishin vjedhur shpresën, por të gjithë e shtrinin dorën në drejtimin tonë duke kërkuar mbështetje nga ne për t’i çliruar nga hallet dhe nga ata që ja u vodhën shpresat”.

“Pesha e dhimbjes të qytetarëve tanë duhet të kthehet në shpresë. Ata janë shpresëtarët që nuk dorëzohen kurrë dhe kjo në mua ngjall besim të jashtëzakonshëm. Besimin se në mes të dy rrugëve të vetme të mbetura – të dorëzohemi ose të rimëkëmbemi duke u mbështetur në njëri-tjetrin, unë e kam zgjedhur të dytën”.

“Madje, e kam zgjedhur rimëkëmbjen dhe mosdorëzimin edhe për dy bijat e mia dhe të gjithë bijtë dhe bijat e Kosovës. Për të gjithë ata, kam vendosur që të luftoj ditë dhe natë për ta ringjallur vendin tonë, shpresën tonë gati të humbur”.

Ajo ka folur edhe për programin e LDK-së, njofton Klan Kosova.

“Programi ynë “Beso” nuk është vetëm program i yni, është program i juaji sepse buron nga zërat tuaj të padëgjuar. Buron nga zërat e padëgjuar të nënave dhe njerëzve të tjerë në spitalet tona.

“Programi ynë buron nga zërat e nxënësve që sot nuk marrin dije në shkollë, nga zërat e padëgjuar të punëtorëve të ndershëm që mezi e kalojnë muajin, nga zërat e të moshuarve që shteti që e ndërtuan me vetmohim ju jep vetëm lëmoshë”.

“Ky program, që nga e hëna do të bëhet udhërrëfyes i pandryshueshëm sepse ka vetëm një qëllim – që Kosovën ta bëjë të jetueshme”.

Ajo në fund ka thënë se nga e hëna do të jetojnë të gjithë të barabartë në Kosovë.

“Ne jemi para këtij vendimi historik – që frika të vazhdojë mbi ne, apo që ne ta mundim frikën. Votoni për shpresën, jo për frikën. Votoni sepse vota juaj është veprimi më fisnik që ju sot mund ta bëni për vendin tuaj”.

“Ju thërras të votoni për besën dhe shpresën që e zbraps frikën, votoni për fëmijët tuaj, fëmijët tanë, fëmijët e gjithë Republikës së Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Zgjedhjet/ Numërohen 97 përqind të votave, procesi po shkon drejt përfundimit…

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani, sipas faqes...

Voton Vjosa Osmani

Ka votuar u.d e presidentit, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express. Osmani është parë së bashku...

Voton Avdullah Hoti

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti ka votuar sot, raporton Gazeta Express. Hoti së...