Vjen reagimi i Zhegrovës pas fitores kundër Malit të Zi

PUBLIKUAR

Zhegrova luajti pak por kjo i ka mjaftuar atij që të lërë gjurmë në fitoren e sotme të Kosovës kundër Malit të Zi., 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë

Sulmuesi i krahut të Kosovës dhe Baselit, hyri në lojë në minutën e 88 ku nga fusha u largua Vojvoda.

Edhe pse pati pak minuta dhe nuk arriti që të bëj ndonjë spektakël në fushë, megjithatë Edoni ndihet i lumtur me fitoren.

“Çfarë dite! Falëminderit të gjithëve për përkrahje”, ka shkruar Edoni derisa është duke u fotografuar me tifozë të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Çfarë dite! Faleminderit të gjithëve për përkrahje”, ka shkruar Edoni derisa është duke u fotografuar me tifozë të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova sonte arriti fitore të rëndësishme kundër Malit të Zi, fitore kjo që i lënë ata të jenë në garë për vendin e dytë që dërgon në Euro 2020.

Dy ndeshjet e fundit të Kosovës, ajo kundër Çekisë më 11 nëntor në Pragë dhe ajo kundër Anglisë në Fadil Vokrri më 14 nëntor do të jenë ndeshjet që do ta përcaktojnë nëse Kosova do të arrijë në Euro 2020 përmes kualifikimeve apo do ta shfrytëzojë mundësinë e Ligës së Kombeve për t’u kualifikuar në këtë garë europiane. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...