Vjen reagimi i Tottit: Askush nuk mund të më detyrojë të pensionohem!

PUBLIKUAR

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka thënë se askush nuk mund t’ia ndalojë që të luajë futboll.

Luciano Spalletti e ka përjashtuar ikonën e klubit nga ndeshja ndaj Palermos dhe kjo padyshim se nuk i pëlqen 39-vjeçarit.

“Dua të luaj, sepse akoma ndjehem si lojtar. Jam me fat që e kam ende pasionin, sepse jam i pari që vij në stërvitje dhe i fundit që largohem”.

“Kur e ke këtë, do të thotë se e ke urinë dhe përulësinë për të vazhduar dhe askush nuk mund të më detyrojë të ndalem”.

“Të gjithë e kanë lirinë të mendojnë dhe të thonë çfarë duan, por fjala e fundit më takon mua. Dhe unë e di se mund të jap më shumë. Në qershor do të vendos për të ardhmen time”, ka theksuar Totti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...