Vjen oferta e parë nga Real Madridi për yllin e Romës

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për portierin e Romës, Alisson Becker, raporton Daily Mail.

Sipas tabloidit britanik, kampioni evropian i ka ofruar 57 milionë për portierin brazilian, shumë e pamjaftueshme për Romën, megjithatë.

Gjiganti italian nuk dëshiron ta shesë numrin një të portës së vet, i cili kërkohet edhe nga Liverpooli, por ashtu, transmeton Gazeta Express.

Roma e vlerëson Alissonin 85 milionë euro dhe është këmbëngulëse të mos e lërë të ikë për ndonjë çmim më të ulët.

Ndërkohë, Real Madridi e ka Thibaut Courtoisin e Chelseat si alternativë, në rast se dështon blerja e Alisson. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...