Vjehrri në gjendje të dehur rrah djalin dhe renë në Ferizaj, policia e arreston

PUBLIKUAR

Mesnatën e së mërkurës, rreth orës 00:45, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” ka një rast të dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin në gjendje të dehur N.D (M/K) i moshës 62 vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

” [I njëjti] pas një mosmarrëveshjeje me djalin dhe nusen e djalit të tij R.D (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe  A.A ( F/K) e moshës 23 vjeçare, ka shkaktuar dhunë në familje për të disatën herë”, specifikon raporti i policisë.

Siç thuhet tutje në raport, në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj , mirëpo për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk ka mundur të kryej intervistimin dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...