Vjedhje në Fushë Kosovë, hajnat ia marrin pazarin ditor dhe ikin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Dy persona po dyshohet se kanë vjedhur para dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Express

Express mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugë, derisa një punonjës i një marketi po shkonte për të deponuar në bankë paratë e pazarit ditor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ndërkaq lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën Nëna Terezë, në  Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se bazuar në informatat e deritanishme, po dyshohet se vepra është kryer nga dy persona.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre”, ka thënë Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...