Vjedhje e rëndë në Vrellë të Lipjanit, Policia arreston një person

PUBLIKUAR

Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Lidhur me rastin me datën 18.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me një të dyshuar tjetër me përdorim force kishin depërtuar në marketin e pompës së derivateve  ku kishin vjedhë 200 euro

 

Raporti nga Policia:

 

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Vrellë, Lipjan 13.05.2021-05:30.

Lidhur me rastin me datën 18.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me një të dyshuar tjetër me përdorim force kishin depërtuar në marketin e pompës së derivateve  ku kishin vjedhë 200 euro para të gatshme, cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.  

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...