Vjedhja e telefonit të kryeprokurorit ishte një lloj mesazhi frikësues (Video)

PUBLIKUAR

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur rreth rastit të vjedhjes së telefonit të kryeprokurorit të shtetit.

Kajtazi në ‘Click’ të RTV21 ka thënë se rastin e vjedhjes së telefonit të kryeprokurorit nuk kemi të bëjmë me vjedhje por kemi të bëjmë me një lloj mesazhi dhe një lloj frikësimi.

”Nuk kemi të bëjmë me vjedhje, por kemi të bëjmë me një lloj mesazhi dhe frikësimi të kryeprokurorit se nga kush mund të vije ai është punë tjetër dhe ai mesazh është se ne mund të hyjmë në shtëpinë e secilit dhe të njeriut që duhet të ishte njeriu më i mbrojtur në vend, kryeprokurorit të shtetit, natën kur je në gjumë me familjen” tha Kajtazi.

Po ashtu Kajtazi tha se skandali në këtë mes është se para shtëpisë së kryeprokurorit ka qenë duke qëndruar Policia e Kosovës dhe hyrja në një shtëpia e cila ruhet nga Policia paraqet një pjesë të dobët të funksionimit të shtetit të policisë dhe organeve tjera të sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...