Vizat: Jahjaga pret tre ministra

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për t’i bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Jahjaga dhe ministrat Hyseni, Kuçi dhe Çollaku, u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave deri në qershor, njofton kumtesa presidenciale.

Presidentja së shpejti do të ftojë takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...