Vizat dhe dialogu, Von Cramon për vizitë në Prishtinë

PUBLIKUAR

Zyra e BE-së në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Prishtinë po qëndron Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.

Ajo do të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë derisa të hënën me 24 tetor do të mbajë edhe një konferencë për media. Arsyeja e kësaj vizite të von Cramon është çështja e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit në Bruksel për këtë çështje si dhe dialogu Kosovë-Serbi, raporton Express.

“Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftim./Express/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...