“Vitin e kaluar më la pa Champions, tani dua ta fitoj bashkë me të”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Serie A është objektivi i Juventusit sipas Emre Canit, pa harruar edhe Ligën e Kampionëve

Në një intervistë për Sky Sports, mesfushori që la Liverpoolin për Juventusin, Emre Can, ka zbuluar objektivat e “Zonjës së Vjetër”, transmeton Gazeta Express.

Can ka thënë se objektivi numër një është Scudetto, duke mos e anashkaluar Ligën e Kampionëve – trofe që ëndërrojnë dhe luftojnë tash e disa vite.

Për këtë kanë transferuar edhe Cristiano Ronaldon nga Real Madridi dhe me të në skuadër, Can beson se mund t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

“Scudetto është objektivi ynë i parë, por natyrisht është edhe Champions League”, u shpreh Can.

“Champions? Atletico është një nga skuadrat më të vështira, por ne ëndërrojmë Championsin, ashtu si tifozët tanë”, shtoi ai.

“Ronaldo? Është bukur të luash me Ronaldon, të gjithë do të donin ta kishin atë në  skuadër. Është një kampion dhe një njeri shumë i mirë jashtë fushës, gjithmonë i gatshëm”.

“Mund të mësosh shumë nga ai. E motivon shumë skuadrën dhe klubin. Vitin e kaluar kam humbur finalen e Championsit kundër tij, këtë vit dua ta fitoj bashkë me të”, deklaroi mes tjerash Can. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...