Anabell Gardoqui de la Reguera është një aktore meksikane e njohur më së shumti për rolet e saja në telenovela, por edhe për filmin me Bruce Willis në rolin kryesor, “Cop Out”.

37-vjeçarja konsiderohet si mbretëreshë e aktrimit në Meksikë. Është e lindur në vitin 1977 në Veracruz, ndërsa me aktrim profesional merret që nga viti 1996
Deri më tani ka marrë pjesë në 16 filma, kryesisht meksikanë dhe në 17 telenovela, transmeton Telegrafi.

Para katër vitesh e ka bartur Pishtarin Olimpik që përfundoi me hapjen e Lojërave Olimpike, ‘Londra 2012’.
Te ne ka qenë e njohur për rolin në telenovelën “Për ty” (“Por ti”). /Telegrafi/







