Vishesella: Jam inkuadruar si vullnetarë në UÇK me datë 25 Shtator 1998, kërkojë nga OVL e UÇK-së sa ma parë të sqarohen për këtë rast

PUBLIKUAR

Mentor M Vishesella – Duqa Ish-pjesëtari UÇK-së përmes një postimi në facebook ka shkruar për shqetësimin e tij lidhur me publikimin e disa emrave ku ai nuk ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vishesella thotë se është inkuadruar si vullnetarë në UÇK me datë 25 Shtator 1998 si njëri ndër ushtarët më të ri në moshë 15 vjeçare

Postimi i plotë nga Vishesella:

Të nderuar miq, shokë e bashkëluftëtar të “Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova” Unë jam shumë i shqetësuar me disa shkrime në disa portale se kinse unë Mentor Vishesella nuk kam qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Unë jam inkuadruar si vullnetarë në UÇK me datë 25 Shtator 1998 si njëri ndër ushtarët më të ri në moshë 15 vjeçare, unë nuk jam Ushtarë i kohës së mobilizimit dhe kërkojë nga Organizatat e dala nga Lufta, OVL e UÇK-së që sa ma parë të sqarohen për këtë rast dhe disa emra të tjerë që ndjejë keqardhje si Bislim Selimi edhe Faton Zejnullahu si bashkëluftëtar në kohët më të vështira.
Turpi qoftë mbi ata Komandant që kanë bërë veteran pa qenë fare për interesa politike e materiale.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...