Mentor M Vishesella – Duqa përmes një postimi në facebook është sqaruar rreth akuzës që iu është bërë gjatë kohës së fushatëz zgjedhore ku PDK akuzoj Vishesellën për kërcënim me vrasje ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar, Ismet Hajrullahut.
Por Vishesella përmes facebook-ut ka bërë me dije që sot ishte seanca e parë për këtë rast dhe se asnjë përfaqësues nga PDK nuk ishte prezent.
Ky është postimi nga Vishesella:
Të nderuar miq,
Sot ishte përballja ime e parë ndaj akuzës që më është ngritur nga PDK dega në Lipjan kinse kam kërcnuar kandidatin e tyre për kryetar komune, Ismet Hajrullahu. Ishin ata që më akuzuan për kërcnim po ashtu ishin ata që nuk ishin sot as në seancë, kjo edhe një herë po dëshmon dështimin e radhës së PDK-së dhe ish-kandidatit të tyre Ismet Hajrullahut, për të gjitha shpifjet që janë bërë gjatë fushatës ata do të përballën me faktet dhe argumentet e vërteta.
Të gjithë ata të cilët më ofenduan dhe më kërcnuan do të ua tregoj të vërtetën, herët a vonë!
PDK është mundur që me akuza e me shpifje të mbuloj dështimet e tyre për të rikthyer besimin e popullit.
Lipjanasit janë të vetëdijshëm për këtë, dhe thanë fjalën e tyre me 22 tetor.
U ballafaquam me 22 tetor, do të ballafaqohemi kur do që është nevoja, sepse jam i pastër para ligjit dhe para zotit.
Bëjë thirrje që me datë: 04.12.2017 nga ora 13:00 të merrni pjesë në seancën e radhës në gjykatën dega Lipjan.
Me respekt,
Mentor Vishesella


