Visar Ymeri thotë se duhet të luftohet Thaçi deri në gjunjëzim

PUBLIKUAR

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka përmendur se largimi i Thaçit nga pushteti dhe ndalimi i demarkacionit bëhet duke luftuar vendimet e tij. Ka thënë se Presidenti duhet të luftohet deri në gjunjëzim.

“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, ka thënë Ymeri, pas deklaratës së Thaçit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvend.

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, ka shtuar ai.Udhëheqësi i Vetëvendosjes ka thënë se askush në Kosovë s’u beson fjalëve të Thaçit se s’po humbim asgjë nga demarkacioni.

“Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbronë me kaq zell këtë marrëveshje, është fakt i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë”.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...