Visar Ymeri informon zyrtarët e Zvicrës për Astrit Deharin

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri po qëndron në Zvicër ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Social-demokrate të Zvicrës. Në një postim në FB,Ymeri ka treguar se e ka informuare për rastin e Astrit Deharin edhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Zvicrës, Alain Berset.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë me ç’rast e njoftuam ministrin Berset për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Biseduam edhe për marrëveshjen ende të panënshkruar për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës. Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, ka treguar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

Ymeri po qëndron në Zvicër bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetin Faton Topalli dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Zvicër, Mujë Shala.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...