VIP-të më të rrezikshme për t’u kërkuar në internet

PUBLIKUAR

McAfee ka matur rezultatet sesa është i lidhur emri i një personazhi të famshëm me faqet e internetit që janë potencialisht të këqija.

Vitin e kaluar vendin i parë e mbante Craig David.

Supermodelja Naomi Campbell ishte e dyta në listën e Britanisë së Madhe ndërsa motra e Kim, Kourtney Kardashian qëndronte e treta.

Këngëtarja Adele dhe Caroline Flack përfunduan pesë të famshmit më të rrezikshëm për tu parë në internet.

Aktorja e ‘Orange Is The New Black’, Ruby Rose kryesoi një version amerikan të listës.

McAfee raporton se kriminelët në internet përdorin njerëzit e famshëm për të mashtruar njerëzit me linqe që i dërgojnë përdoruesit e internetit me faqe që kanë qëllime të këqija.

Faqet përdoren për të instaluar viruse ose për të vjedhur informacion personal dhe fjalëkalime.

Të famshëm të tjerë në listën e Britanisë së Madhe ishin aktorja Rose Byrne, Kem Cetinay, Britney Spears, aktorja Emma Roberts dhe ylli i televizioneve Ferne McCann. /FaktePlus/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...